Azemi ‘zhduket’ nga rrjetet sociale në 30 vjetorin e lindjes, çka ndodhi me të?
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Azem Gagica ka habitur fansat me veprimin e fundit.
Ai ka vendosur të fshijë ose të arkivojë çdo gjurmë të aktivitetit të tij publik në rrjetet sociale, raportin IndeksOnline.
“Po marrë dhe kam nevojë për një pauzë nga e gjithë kjo botë e rrjeteve sociale.
Kjo nuk do të thotë që nuk do të kthehem më. Thjeshtë dua ta shijojë kohën time larg të gjitha kanaleve të mediave sociale, sepse për mua gjithçka aty ka të bëjë vetëm me të treguarit dhe me t’u parë.
Unë nuk kam nevojë t’i tregoj askush kush jam”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka paralajmëruar një surprizë të madhe në kohën e rikthimit të tij në rrjetet sociale.
Kjo lëvizje e tij erdhi pak ditë pas festimit të ditëlindjes së tij të 30-të. /IndeksOnline/


