75 Mall Live Search
13:19 / E Diele, 25 Janar 2026 / L A

Barazim në pjesën e parë mes Prishtinës dhe Dritës

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Superkupës e Kosovës.

Superdueli, Prishtina-Drita u mbyll me rezultat 1-1 në ndeshje që po dhuron spektakël.

Golin për kryeqytetasit e shënoi Leotrim Kryeziu, në minutën e 8-të dhe për Dritën shënoi Besnik Krasniqi nga penalltia.

Prishtina, po ashtu është me një lojtar më pak pasi që boshnjaku, Harun Kariq u ndëshkua me karton të kuq.

Mbetet të shihet se si do të vijojë pjesa e dytë./IndeksOnline/