Asim Gashi dhe Leonora Jakupi, bashkë në një paraqitje sportive në Zvicër
Në St. Gallen të Zvicrës, atmosfera sportive është përcjellë edhe nga prania e dy këngëtarëve, Asim Gashi dhe Leonora Jakupi, të cilët janë parë së bashku në mbështetje të KF Dardanisë.
Të veshur me fanellën zyrtare të klubit, Gashi dhe Jakupi kanë treguar unitet dhe përkrahje për ekipin, shkruan Indeksonline.
Në rrjet janë publikuar momente nga atmosfera e krijuar nga dyshja e njohur e muzikës.
Më poshtë keni pamjet./Indeksonline/



