Futbollistët e Atletico Madrid tallen me Vedat Muriqin
Skuadra e Atletico Madrid dje shënoi fitore 3:0 ndaj Mallorcas në ndeshjen e vlefshme për La Liga.
Pas ndeshjes, lojtarët e klubit madrilen publikuan një foto në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
Me syze në zhveshtore, kjo foto i dedikohej Vedat Muriqit dhe bashkëlojtarëve të tij.
Para ndeshjes, skuadra e Mallorcas publikoi një foto me sulmuesin kosovar, me syze, pikërisht të njëjta që i vendosen lojtarët e Atleticos pas ndeshjes.
Vedat Muriqi bëri një super ndeshje, por nuk arriti të shënonte gol.
Kujtojmë që ai ka shënuar 14 gola gjatë këtij sezoni në ligë./Indeksonline/

