75 Mall Live Search
10:30 / E Hënë, 26 Janar 2026 / AR

Modelja e famshme në lidhje me Ben Affleck-un? Zbulohet gjithçka

Brooks Nader i ka dhënë fund spekulimeve rreth jetës private, veçanërisht asaj që e lidh me Ben Affleck-un.

Pasi dolën thashetheme se modelja 28-vjeçare po dilte me Affleck-un, llogaria e Instagram-it Deuxmoi postoi më 24 janar pretendimin e një burimi se dyshja “nuk u takuan kurrë”, transmeton Indeksonline.

Nader reagoi më vonë vetë në një koment nën postim, duke shkruar shkurt: “Nuk e kam takuar kurrë në jetën time”, shkruan People.

Përpara këtyre thashethemeve, Nader ishte në një lidhje me partnerin e saj në “Dancing with the Stars”, Gleb Savchenko, të cilin e takoi gjatë sezonit të 33-të të konkursit.

“Isha i divorcuar rishtas dhe thashë. Më jepni djalin më tërheqës dhe më të fortë dhe ata më dhanë Glebin”, kujtoi Nader gjatë një paraqitjeje në Watch What Happens Live në dhjetor 2025.

Edhe pse kimia midis Nader dhe Savchenko, 42 vjeç, zgjati gjatë gjithë kohës së tyre në shfaqje, çifti u nda në prill 2025. Modelja e akuzoi balerinin për tradhti, gjë që ai më vonë e mohoi./Indeksonline/