E shohin si lojtar të së ardhmes, Interi transferon futbollistin e Dinamo Zagrebit
Leon Jakiroviq është larguar nga Dinamo Zagrebi dhe ka bërë një hap të madh në karrierë.
Futbollisti kroat është transferuar tek Interi në Serie-n A, shkruan Indeksonline

Jakiroviq do të luajë për Interin U23, por që skautët e shohin si lojtar të së ardhmes.
“Ëndrra e madhe e Leonit, familjes së tij dhe të afërmve ishte që ai të vazhdonte karrierën tek Inter Milan”, tha drejtori sportiv Dario Dabac
GNK Dinamo i shpreh falënderimet Leon Jakiroviqit për kontributin e tij deri tani dhe i uron shumë suksese, shëndet dhe arritje sportive në vazhdim të karrierës së tij profesionale./Indeksonline/


