75 Mall Live Search
08:55 / E Martë, 27 Janar 2026 / S Z

Një person, në Gjakovë, raporton se i është zhdukur vajza nga muaji dhjetor

Një person në Gjakovë ka raportuar në polici se i është zhdukur vajza gati prej një muaji.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima raportohet e zhdukur nga 29 dhjetori.

“Gjakovë 29.12.2025-12:00. Me 26.01.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij  është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhje e saj. Rasti është nën hetime”, njofton policia.