Llapi zyrtarizon një mbrojtës boshnjak
Llapi nuk ka ndalur përforcimet në merkaton e janarit.
Ata zyrtarizuan transferimin e mbrojtësit 20-vjeçar, Haris Ibrisagiq, nga skuadra kirgize, Bishkek City.
Ibrisagiq, nënshkroi kontratën trevjeçare e gjysmë me klubin llapjan, ku shihet pjesë e projektit afatgjatë.
Haris Ibrisaagiq është produkt i gjigantëve boshnjakë si Zheljezniqar Sarajevo dhe FK Sarajevo, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e FC Cosmoc dhe FC Bishkek City.
Ibrisagiq, i është bashkuar Llapit në Turqi në fazat përgatitore para fillimit të sezonit pranveror./IndeksOnline/

