E ftuar speciale, Georgina merr pjesë në premierën e filmit të Melania Trumpit
Georgina Rodriguez ishte ndër të ftuarat speciale në një shfaqje private të filmit “Melania” në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo e ndau vizitën në rrjetet sociale, ku postoi foto dhe falënderoi zonjën e parë Melania Trump, transmeton Indeksonline.
Ajo ndau foto nga eventi në rrjetet sociale dhe shkroi: “Jam shumë e lumtur që pata mundësinë të merrja pjesë në premierë. Përvoja ishte mbresëlënëse dhe frymëzuese. Urime Melanias për filmin – për gjithçka që fshihet pas tij dhe për mënyrën se si e solli në jetë me kaq shumë ngrohtësi dhe emocion”, i tha ajo zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara.
Sipas Reuters, në shfaqjen private morën pjesë gati 70 persona nga fusha dhe rrethe të ndryshme shoqërore, përfshirë Mike Tyson dhe Mbretëreshën Rania të Jordanisë, e cila shfaqet në trailerin e filmit.
Të tjerë përfshinë drejtorin ekzekutiv të Amazon, Andy Jassy, kreun e studios së Amazon MGM, Mike Hopkins dhe regjisorin Brett Ratner, si dhe shefin e General Electric, Larry Culp.
Filmi “Melania” del në kinematë botërore më 30 janar. Shfaqja në të cilën mori pjesë Georgina ishte shfaqja e parë e plotë e filmit për presidentin, familjen dhe miqtë e ngushtë të Melanias, tha Marc Beckman, një këshilltar i jashtëm dhe përfaqësues i zonjës së parë./Indeksonline/

