75 Mall Live Search
11:02 / E Martë, 27 Janar 2026 / OSH

U shpall person në kërkim nga policia, identifikohet hajni në Malishevë dhe arrestohet

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë njofton opinionin publik se, pas publikimit më 26.01.2026 të video-incizimeve dhe fotografive me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar, lidhur me rastin e vjedhjes të iniciuar në stacionin policor Malishevë, është arritur identifikimi i tij.

Personi i dyshuar dyshohet se më 08.01.2026, në një qendër tregtare në Malishevë, ka kryer veprën penale: “Vjedhje”.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e treguar, bashkëpunim ky që vazhdon të jetë thelbësor në parandalimin dhe luftimin e veprave penale./Indeksonline/