75 Mall Live Search
11:15 / E Martë, 27 Janar 2026 / H F

Afërdita Bytyqi emërohet anëtare e Këshillit Gjyqësor

Gjyqtarja, Afërdita Bytyqi është emëruar zyrtarisht anëtare e Këshillit Gjyqësor.

Emërimi i saj në këtë detyrë, vjen si rezultat i përvojës së gjatë dhe angazhimit të vazhdueshëm në fushën e gjyqësorit, shkruan IndeksOnline.

Këshilli Gjyqësor luan një rol kyç në garantimin e pavarësisë dhe funksionimit efikas të sistemit gjyqësor, ndërsa anëtarësimi i gjyqtares Bytyqi në këtë institucion pritet të kontribuojë në forcimin e transparencës dhe rritjen e besimit të publikut në drejtësi.

Me këtë detyrë të re, Bytyqi pritet të ketë një rol aktiv në reformat dhe zhvillimet e ardhshme të sistemit gjyqësor./IndeksOnline/