75 Mall Live Search
11:53 / E Martë, 27 Janar 2026 / L A

S’po mendon të ndalet, ish-kampioni i Evropës gjen klub të ri në moshën 45 vjeçare

Sulmuesi spanjoll, Daniel Guiza nuk po e mendon fare pensionimin.

Spanjolli, ka gjetur klubin e ri pasi ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së Jerezit.

Me këtë transferim, sulmuesi kthehet në qytetin e tij të lindjes për të kontribuar me përvojën e tij në një ekip që aktualisht lufton në nivelet e larta të Primera Andaluza , duke synuar të bëjë hapin e fundit drejt playoff-eve të ngjitjes në División de Honor.

Guiza, njihet për periudhat e tij në La Liga me Mallorcan, ku e fitoi “Pichichin” në vitin 2008 si dhe ishte shpallur kampion i Evropës me Spanjën në “Euro 2008”./IndeksOnline/