S’humb kohë, Dro nis stërvitjet e para me PSG-në
Talenti 18-vjeçar, Dro Fernandez, ka bërë transferimin e tij te PSG-ja.
Lëvizje kjo që shihej si befasuese në futboll, pasi që ai filloi të merrte minuta edhe me ekipin e parë të Barcelonës.
Dhe një ditë pas transferimit të tij, Fernandez nisi menjëherë të stërvitet me klubin e ri.
PSG-ja, nesër do të zhvillojë ndeshjen e fundit ndaj Newcastle Unitedit, në “Parc des Princes”./IndeksOnline/

