75 Mall Live Search
16:38 / E Martë, 27 Janar 2026 / MSH1

BE-ja sanksionon disa individë të Gardës Revolucionare, në Iran

Bashkimi Evropian po përgatitet të vendosë sanksionet e para kundër anëtarëve të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Kjo vjen si kundërpërgjigje për shtypjen e dhunshme të protestave në Iran në javët e fundit.

Sanksionet do të përfshijnë ndalime vizash dhe ngrirje asetesh për 21 individë dhe subjekte.

Vendimi i BE-së pritet të finalizohet të enjten kur ministrat e Jashtëm të BE-së të takohen në Bruksel, sipas burimeve diplomatike të paidentifikuara të cituara nga AFP.

Sanksionet do të përfshijnë edhe ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për individët, si pjesë e përgjigjes së BE-së ndaj shtypjes vdekjeprurëse të protestave masive në vend.

Sanksionet e reja vijnë mes presionit në rritje ndaj BE-së për ta listuar Gardën Revolucionare si një “organizatë terroriste”, me Italinë që mbështet propozimin.