75 Mall Live Search
18:26 / E Martë, 27 Janar 2026 / B XH

Alban Hyseni njofton për vdekjen e një pjesëtari të kabinetit të tij

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen e një pjesëtari të kabinetit të tij, raporton IndeksOnline.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni i ka shprehur ngushëllime familjes të se ndjerit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Driton Aliut, mikut tim të zemrës që e njoha prej vitesh.

Dritoni nuk ishte vetëm pjesëtar i kabinetit tim, ai ishte mik i vërtetë, njeri me zemër të madhe, i përkushtuar dhe gjithmonë pranë atyre që e donin”, ka shkruar Hyseni.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Driton Aliut, mikut tim të zemrës që e njoha prej vitesh.

Dritoni nuk ishte vetëm pjesëtar i kabinetit tim, ai ishte mik i vërtetë, njeri me zemër të madhe, i përkushtuar dhe gjithmonë pranë atyre që e donin.

Kujtimet dhe momentet që kaluam së bashku do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë.

Ikja e tij e parakohshme lë një boshllëk të madh në jetën e të gjithë neve që e njohëm.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij.

Shpirti i tij u prehtë në paqe!