75 Mall Live Search
10:14 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / OSH

Mbi 30 komisionerë po intervistohen në Gjakovë, pritet të ndalohen gjysma e tyre

Mbi 30 komisionerë janë duke u intervistuar nga hetuesia në Gjakovë që nga mëngjesi i sotëm.

Shumica nga ta janë komisionerë nga Malisheva si të dyshuar për implikim në dallaveret me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se pas intervistimit pritet ndalimi i rreth 20 personave si të dyshuar kryesore në vjedhjen e votave në qendrat e numërimit.

Hetimet po zhvillohen nga njësitë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në koordinim të plotë me prokurorinë./Indeksonline/