MASHTI-i merr vendim për rishikim të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për klasat nga 1 deri 9
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për të rishikuar kurrikulat lëndore/programeve mësimore për arsimin fillor (1-5) dhe të mesëm të ulët (6-9).
Raporti final dhe rekomandimet duhet të dorëzohen më së largu deri më 30 prill të këtij viti.
“Po fillojmë procesin e rishikimit të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për arsimin fillor (klasat 1–5) dhe arsimin e mesëm të ulët (klasat 6–9). Me këtë proces të përditësimit dhe modernizimit në përputhje me kornizën kurrikulare dhe kurrikulat bërthamë, synojmë ngritjen e rezultateve të nxënësve, zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të tyre”, ka shkruar ministrja në detyrë e MASHT-it, Arbërie Nagavci në një postim në “Facebook”.

