75 Mall Live Search
12:49 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / MSH1

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të komisionit

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit prej të intervistuarve në rastin e manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve, ka thënë se klienti i tij ishte anëtar i komisionit, duke deklaruar se nuk mund të japë më shumë detaje për shkak se rasti është në fazë të hershme dhe se i takon prokurorisë të ofrojë fakte mbi pretendimet.

 “Rasti ka të bëjë me një proces hetimor që po zhvillohet në lidhje me dyshimin për falsifikim të rezultateve zgjedhore, mirëpo megjithatë procedura është në fazë shumë të hershme të hetimit dhe informatat më të detajuara mund t’i siguroni edhe përmes organeve të ndjekjes. Klienti është në cilësinë e anëtarit të komisionit, do të thotë deklarata e tij ka të bëjë me funksionin që ka pasur gjatë procesit të numërimit të rezultateve, mirëpo megjithatë informata më të hollësishme në këtë fazë të hetimit nuk mund t’i ofrojmë”, tha ai.

Ai nuk ka dashur të merret me detaje, duke iu referuar vetëm rolit që klienti i tij ka pasë në Qendrën Komunale të Numërimit në Malishevë.

“Kjo ka qenë në përgjegjësinë e komisionerëve të qendrave të votimit, megjithatë roli i klientit tim ka qenë në cilësinë e anëtarit dhe ne p adyshim që kemi një garantim të prezumimit të pafajësisë për të gjithë këta që po hetohen, megjithatë është detyrë e prokurorisë të argumentojë këto pretendime”, tha ndër tjera ai.