75 Mall Live Search
13:04 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / P M

Ndërgjegjësimi për privatësinë konsiderohet të jetë në nivel jo të kënaqshëm

Ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e privatësisë është në nivel jo të kënaqshëm, pavarësisht fushatave dhe legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave, i cili është i avancuar. Kështu ka deklaruar Krenare Sogojeva-Dermaku, kominisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi gjatë një diskutimi në forumin “Fol Hapur” të organizuar nga Lëvizja Fol me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Komisionerja, Sogojeva-Dermaku bëri të ditur se agjencia ka shqiptuar gjoba për shkelje të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave private duke treguar se zbatimi i ligjit nuk është thjesht një kërkesë formale, por një proces i vazhdueshëm.

“Ndërgjegjësimi qytetar në përgjithësi sa i përket mbrojtjes së privatësisë ende është në nivel jo të kënaqshëm. Sa do që në vazhdimësi kemi bërë fushata dhe tashmë jemi dëshmitarë të gjithë se bashkëpunimi i ngushtë me shoqërinë civile për t’i quar përpara dhe për të shkuar në vesh të qytetarit e drejta mbrojtjes të dhënave ka qenë i vazhdueshëm përsëri privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale mbetet si një e drejt që shpesh e kam dëgjuar nga qytetarët moderne  dhe jo që merret shumë seriozisht. Shohim çdo ditë që vetë qytetari publikon të dhënat e veta pa e ditur rrezikun që mund ta ketë në të ardhmen me veprimet që ai kryen në internet”, theksoi ajo.

Ajo theksoi se falë strategjisë për digjitalizim është arritur që pa pëlqimin e Agjencisë për Informim dhe  Privatësi të mos funksionalizohet asnjë platformë që mbledh të dhënat e qytetarëve.

“Numri i të rinjve është më i ulët sesa i moshave të rritura ke parasysh se nuk pranojmë ankesa nën 18 vjet sepse duhet të jetë subjekt i të dhënave me përgjegjësi juridike u veshur për ta ushtruar të drejtën e ankesës, ka prind që ankohen për fëmijët kemi pas raste të cilat pas trajtimit pikërisht shkelja e të dhënave, keqpërdorimet që janë bërë dhe vjedhja e identitetit në mënyrë të tërthortë e një të reje e që gjatë shqyrtimit kemi gjetur se ka elemente të veprës penale e pastaj të njëjtën e kemi procedurat në Policinë e Kosovës, është zgjidhur rasti, është gjetur fajtori… Platformat tjera derisa Kosova nuk ka domen zyrtar dhe që është çështje politike edhe derisa kemi shumë ofrues  të shërbimeve të internetit në Kosovë që janë të licensuar mundësia e keqpërdorimeve është gjithherë më e madhe”, deklaron ajo.

Si rast konkret për rrezikim të të dhënave personave, ajo përmendi rastet e fundit të mesazheve tek të cilët ranë pre shumë qytetarë.

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha thotë se disa media shpesh publikojnë të dhëna personale përfitime financiare.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim të veçantë për ekspozimin e fëmijëve, i cili shpesh bëhet në mënyrë të pavetëdijshme, edhe kur ka qëllime të mira.