75 Mall Live Search
13:31 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / MSH1

Stresi paralajmëron një projekt të ri, publikohet në Ditën e të Dashuruarve

Artisti nga Shqipëria, Stresi, ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Kënga e tij më e re do të publikohet në Ditën e Dashuruarve, më 14 shkurt, teksa projekti do të jetë dedikim për dashuri, shkruan IndeksOnline.

Projekti titullohet “No lie” dhe në pamfletin e tij shfaqet Stresi, bashkë me një vajzë.

Ai mban atë për krah, teksa portreti i saj është misterioz.

Kënga pritet të publikohet bashkë me videoklip./IndeksOnline/