Harrojnë dramën familjare, Nicola dhe Brooklyn Beckham shijojnë pushimet
Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz Beckham, duken shumë të buzëqeshur në fotot e reja romantike, mes dramës së vazhdueshme me familjen Beckham.
Brooklyn, 26 vjeç, ndau në Instagram disa fotografi të një takimi intim me bashkëshorten e tij të martën, më 27 janar.
Në foto, çifti i martuar shihet duke shijuar ushqimin dhe verën e kuqe, ndërsa Nicola i dërgon një puthje kamerës.
Foto të tjera të ndara nga Brooklyni tregojnë çiftin duke ndarë një puthje të ëmbël në tryezën e darkës.
Nicola ndau gjithashtu disa foto të saj dhe bashkëshortit të saj në Instagram.
Imazhet vijnë pasi çifti ishte kryefjalë e mediave rozë, tashmë disa javë. Marrëdhënia e Brooklyn-it me prindërit e tij, David-in dhe Victoria-n, vazhdon të jetë e tensionuar.

