75 Mall Live Search
15:10 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / OSH

Reja e Beckham merr nga babai i saj miliarder çdo muaj nga 1 miliard dollarë!

Edhe pse është 31 vjeç dhe e martuar prej katër vitesh, Nicola Peltz Beckham merr një pagesë mujore nga babai i saj miliarder.

Dhe nuk është një pagesë e vogël, Nicola merr një milion dollarë marramendës çdo muaj.

Edhe pse familja Beckham është një nga familjet më të famshme në botë (sidomos tani që po grinden publikisht me djalin e tyre Brooklyn ), prindërit e Nicole janë shumë më të pasur se ish-anëtarja e grupit Spice Girl dhe ish-futbollisti i Anglisë.

83-vjeçari Nelson Peltz , babai i Nicole, ka një pasuri neto prej 1.6 miliardë dollarësh, ndërsa David (50) dhe Victoria (51) mendohet se kanë rreth gjysmën e kësaj pasurie së bashku.

Brooklyn dhe Nicola duket se tani po kënaqen duke shpenzuar paratë e fituara me mund të babait të saj. Vitin e kaluar, u zbulua se çifti kishte blerë një rezidencë në Hollywood me vlerë 11 milionë paund, por Nicola ishte pronarja kryesore. /Indeksonline/