75 Mall Live Search
18:10 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / Z S

I vetvrari në Veternik ishte kandidat për deputet i AAK-së

Një person është gjetur sot pa shenja jete në një veturë  në Veternik.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Hekuran Hoxha nga Gjakova. Ai ishte kandidat i AAK-së në zgjedhjet e fundit.

Lidhur me këtë rast, Zëdhënësi i policisë së kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana tha për Indeksonline  se viktima është gjetur i vdekur në një automjet dhe se  vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana.

Personi i cili është gjetur pa shenja jete, dyshohet se ka bërë vetvrasje./Indeksonline/