75 Mall Live Search
19:27 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / Z S

Haradinaj: Ndarja nga jeta e Hekuran Hoxhës na tronditi të gjithëve

Një person është gjetur sot pa shenja jete në një veturë  në Veternik.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Hekuran Hoxha nga Gjakova. Ai ishte kandidat i AAK-së në zgjedhjet e fundit.

Lidhur me këtë ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook tha se ndarja nga jeta e Hekuran Hoxhës na tronditi të gjithëve.

Postimi i plotë:

Hekuran Hoxhën e kishim koleg shumëvjeçar në Aleancë. Qysh në rininë e tij, ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës, ku u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit.

Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve!

Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë.

Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani!/Indeksonline/