75 Mall Live Search
20:33 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / G T

Kontrata e re s’i pëlqen Benzema-s, sulmuesi francez merr një vendim interesant

Karim Benzema ka refuzuar të luajë në ndeshjen e ardhshme të Al-Ittihad.

Sulmuesi francez është i pakënaqur me ofertën e re të kontratës dhe ia ka bërë të qartë klubit se nuk do të jetë në dispozicion për këtë takim, shkruan Indeksonline

Vendimi është marrë nga vetë Benzema, i cili ka zgjedhur të mos aktivizohet si shenjë pakënaqësie ndaj kushteve të propozuara në marrëveshjen e re.

Benzema gjatë këtij sezoni në ligë ka zhvilluar 14 ndeshje dhe ka shënuar tetë gola./Indeksonline/