Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të kuvendit
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e ka qartësuar zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Kryeziu ka theksuar se ky aktgjykim e ka sqaruar në mënyrë të plotë procedurën e konstituimit të kuvendit.
Në Facebook, ai ka shkruar se tashmë rruga për konstituimin e kuvendit më nuk ka vend për interpretime.
“Interpretimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e qartëson zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, për rrjedhojë, tashmë e ka sqaruar në mënyrë të plotë procedurën e konstituimit të kuvendit. Po ashtu, mbetet në pritje përgjigjja e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin kushtetues 30-ditor për konstituim dhe pasojat në rast të mosrespektimit të këtij afati. Pas këtyre sqarimeve kushtetuese, rruga për përmbylljen e konstituimit të kuvendit është e qartë dhe nuk ka më vend për interpretime politike. Ndërsa pas konstituimit të kuvendit prioritet i domosdoshm duhet të jetë ndryshimi i rregullores së kuvendit, në mënyrë që të amandamentohen qartë procedurat dhe të parandalohet çdo bllokadë institucionale në të ardhmen”, ka shkruar Kryeziu.

