75 Mall Live Search
09:46 / E Enjte, 29 Janar 2026 / OSH

AUV-i merr vendim, do të asgjësojë produktin APTAMIL AR 2

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i siguron qytetarët se situata është nën kontroll të plotë dhe se institucionet përkatëse janë duke vepruar me përgjegjësi maksimale, në përputhje me njoftimin e pranuar nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë (RASFF).

Nga momenti i pranimit të informacionit nga RASFF-ja e deri sot, nga tregu janë tërhequr 212 pako të produktit APTAMIL AR 2 – 400 g, me datë skadimi 02.01.2027, të cilat do të asgjësohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë më tej me gjurmueshmërinë e shpërndarjes së produktit APTAMIL AR 2 – 400 gramë dhe me tërheqjen e tij nga tregu.
Edhe pse përballet me mungesë të theksuar të inspektorëve, AUV-i dëshmon se mekanizmat e sigurisë ushqimore janë funksionalë dhe se shëndeti i konsumatorëve mbetet prioritet absolut i agjencisë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/