Rrugës për në Budapest, këto ndeshje të forta mund t’i kemi në 1/8 e finales në Champions
Mbrëmë u mbyllen ndeshjet e fazës së ligës në UEFA Champions, ku i siguruan edhe top-8 skuadrat më të mira dhe të tjerat që shkuan në play-off.
Fillimisht do të zhvillohen ndeshjet e play-offit, ku të premten (nesër), mësohen edhe çiftet dhe më pas do futemi në fazën më interesante, atë të 1/8 së finales, shkruan Indeksonline.

Pikërisht në këtë fazë pritet të ketë ndeshje tejet interesante, por krejt kjo varet nga shorti.
Përshembull, Chelsea dhe Barcelona presin fituesit e katër skuadrave: PSG-ja, Newcastle United, Monaco dhe Qarabag – dyshja e kualifikuar do të luajë me skuadrën angleze dhe atë spanjolle.
Tottenhami dhe Liverpooli e pret fituesin e mundshëm të katërshes: Galatasaray, Club Brugfge, Atletico Madrid dhe Juventusi.
Kurse dyshja, Bayern Munchen dhe Arsenal, presin fituesit e katërshes: Olympiacos, Borussia Dortmund, Leverkusen dhe Atalanta./Indeksonline/

