75 Mall Live Search
10:02 / E Enjte, 29 Janar 2026 / G T

Kristjan Asllani vendos për skuadrën e re, mund të bëhet bashkëlojtar me yllin e Kosovës

Kristjan Asllani është në kërkim të një skuadre të re gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është afër marrëveshjes me Besiktashin, shkruan Indeksonline

Siç raportohet në mediat turke, Asllani pritet të firmos kontratë me klubin turk deri në fund të sezonit, pra në formë huazimi – por me të drejtë blerje për 13 milionë euro.

Image

Asllani ka kërkuar të largohet nga Torino, pasi nuk arriti të gjente veten dhe largimi është vetëm çështje kohësh.

Futbollisti “kuqezi” në rast se shkon te Besiktashi, do të bëhet bashkëlojtar i Milot Rashicës./Indeksonline/