75 Mall Live Search
10:38 / E Enjte, 29 Janar 2026 / S Z

Naim Museli flet për raportin me Liridonën: Ishim të lumtur, larg qoftë ndonjëherë me ushtru dhunë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e Liridona Ademajt.

Naimi Murseli ka folur lidhur me raportin e tij me Liridonen. Ai ka thënë se për 12 vjet martesë ata kanë qenë të lumtur dhe se asnjëherë nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj.

“ Kam pas 12 vjet martesë me Liridonën dhe si rezultat i saj kemi dy fëmijë dhe marrëdhëniet tona, marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë  e mirë, e lumtur. Lirdiona ka qenë një grua e mrekullueshme, një nënë shumë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e devotshme. Ne kemi jetuar në Suedi ku Liridona pas tre vjetësh qëndrimi është bërë dhe nënshtetase suedeze. Si pasojë e martesës sonë 5 vjetët e para me Liridonën ka qenë dëshira e saj e madhe, që të bëhet nënë. Kishte probleme me mbet shtatzënë dhe 5 vjetët e para jam marrë shumë me të nëpër spitale. Më në fund në 2017 u realizuan ëndrrat tona. Unë u bëra babë. Pas një viti e gjysmë pas fëmijes së parë, deshi zoti dhe fëmija i dytë dhe kemi jetuar së bashku krejt kohen. S’ka pas anjëherë ndonjë ndarje  apo diçka të tillë. Ka qenë çdo gjë në rregull mes neve. Leonardi tregoi se për kaq vjet nuk është anku liridona. Kjo është e verteta se ska pas pse të ankohet, se asnjëherë në jeten time larg qoftë me ushtru dhunë apo diçka të tillë. Ato gjëra nuk kanë ekzistuar në marrëdhënien tonë“, ka thënë ai.

Ndërsa ka pohuar se asnjëherë nuk ka pasur marrëveshje për vrasjen e Liridonës.