75 Mall Live Search
14:09 / E Enjte, 29 Janar 2026 / S Z

IKSHPK: Nis testimi laboratorik për identifikimin e infeksionit latent me tuberkuloz

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) njofton publikun dhe profesionistët shëndetësor se ka filluar ofrimin e testimit laboratorik QuantiFERON-TB Gold Plus (QFT-Plus), një metodë moderne dhe e avancuar për zbulimin e infeksionit me Mycobacterium tuberculosis.

QuantiFERON-TB Gold Plus është test diagnostik in vitro, i bazuar në analizën e gjakut, i cili mat përgjigjen imunitare qelizore ndaj Mycobacterium tuberculosis përmes detektimit të gama-interferonit (IFN-γ). Ky test përdoret për identifikimin e infeksionit latent me tuberkuloz, si dhe si ndihmë në vlerësimin diagnostik të rasteve të dyshuara.

Përparësitë e testit QuantiFERON-TB Gold Plus:

Nuk ndikohet nga vaksinimi BCG

Kërkon vetëm një vizitë për marrjen e mostrës së gjakut

Ofron specifikë dhe ndjeshmëri të lartë

Testimi kryhet vetëm në laboratorin referent nacional të tuberkulozit në IKSHPK, sipas indikacioneve klinike dhe me referim nga mjeku përkatës. Interpretimi i rezultateve bëhet në përputhje me udhëzimet ndërkombëtare dhe gjithmonë në kontekstin klinik të pacientit.

“IKShPK-ja mbetet e përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve laboratorike dhe forcimin e kapaciteteve diagnostike për parandalimin dhe kontrollin e tuberkulozit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Për informata shtesë, qytetarët dhe profesionistët shëndetësorë mund të kontaktojnë IKSHPK-në përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.