75 Mall Live Search
14:14 / E Enjte, 29 Janar 2026 / A

Përvjetori i dëshmorit Ilir Mërturi bën bashkë Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn, në Klinë

Në Klinë është shënuar sot përvjetori i rënies së dëshmorit Ilir Mërturi, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjatë ceremonisë përkujtimore, Kurti dhe Haradinaj u panë duke u përshëndetur mes vete, moment që u kap edhe në video.

Të dy liderët politikë morën pjesë në aktivitetin përkujtimor në nderim të dëshmorit Ilir Mërturi, duke vendosur homazhe dhe duke kujtuar sakrificën e tij për lirinë e vendit.

Përvjetori i dëshmorit mblodhi bashkë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë të shumtë.