75 Mall Live Search
14:19 / E Enjte, 29 Janar 2026 / G T

E konfirmon presidenti i klubit: Kristjan Asllani po vjen, kemi arritur marrëveshje

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, pritet të bëhet me klub të ri gjatë afatit të dimrit.

Asllani do të nënshkruajë me Besiktashin dhe tashmë është arritur marrëveshja, shkruan Indeksonline

Presidenti i klubit turk, Serdal Adali, ka konfirmuar marrëveshjen me futbollistin shqiptar dhe me Interin.

“Kristjan Asllani po vjen. Kemi arritur marrëeveshje me Interin dhe lojtarin. Ai do të udhëtoj drejt Stambollit sonte ose nesër në mëngjes”, u shpreh presidenti i klubit turk.

Kujtojmë se Asllani pritet të firmosë kontratën gjashtëmujore, por klubi i Besiktashit ka të drejtë blerjeje të kartonit të plotë për rreth 14 milionë euro./Indeksonline/