75 Mall Live Search
14:23 / E Enjte, 29 Janar 2026 / MSH1

Stuhia “Christine” godet Portugalinë, raportohet për të vdekur

Stuhia Christine, e cila goditi Portugalinë gjatë natës, ka vrarë të paktën pesë persona dhe ka lënë 450,000 shtëpi pa energji elektrike këtë mëngjes, thanë autoritetet.

Numri i ri i viktimave u konfirmua për AFP-në nga një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (ANPEC). Viktima e pestë, vdekja e të cilit u njoftua sot, është një burrë 34-vjeçar që vdiq në Momunën Marinha Grande, në Portugalinë Qendrore, “për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit”, tha agjencia e mbrojtjes civile pa dhënë detaje të mëtejshme.

Viktima të tjera përfshinin njerëz të vrarë nga rënia e pemëve dhe strukturave metalike, ndërsa një person tjetër u gjet i vdekur në një kantier ndërtimi, raporton euronews.

“Pothuajse 450.000 klientë” mbetën pa energji elektrike herët këtë mëngjes, kryesisht në Portugalinë Qendrore, sipas E-redes, kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike.

Shumica e shtëpive dhe infrastrukturës së prekur janë në distriktin e Leirias, ku stuhia shkaktoi dëme të konsiderueshme në rrjetin elektrik duke rrëzuar shtyllat dhe linjat e tensionit të lartë, duke ngadalësuar punimet e restaurimit, sipas mediave lokale.

Shërbimet e trenave u ndërprenë gjithashtu në disa linja, përfshirë linjën Lisbonë-Porto, thanë Hekurudhat Portugeze (CP). Shumë shkolla në pjesën qendrore të vendit u mbyllën gjithashtu për arsye sigurie, tha komuna e Castelo Branco.

Zjarrfikësve në Leiria iu desh të ndërhynin disa herë këtë mëngjes për t’u marrë me akumulimin e ujit dhe “dëmtimet në çatitë e banesave” të shkaktuara nga stuhia, tha për Lusa zëvendësguvernatori rajonal Ricardo Costa.