75 Mall Live Search
17:43 / E Enjte, 29 Janar 2026 / Gj Sh

Portieri heroik i Benficas në formacionin e javës së 8-të në Champions League

Të mërkuren janë zhvilluar plot 18 ndeshjet e javës së tetë në Champions League, e fundit për fazën e ligës.

Arsenali e mbylli këtë fazë me bilanc 100% fitore, pasi e mposhti Kairat Almatyn në ndeshjen e fundit, shkruan IndeksOnline.

Një superndeshje ishte ajo mes Benficas dhe Real Madridit, ku skuadra portugeze fitoi me rezultat 4-2 dhe arriti kualifikimin në 1/16 e finales, pasi portieri Anatoliy Trubin shënoi gol në sekondat e fundit.

Faqja zyrtare e Champions League, ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj jave, ku ka vend edhe për heroin e Benficas, Anatoliy Trubin.

Formacioni më i mirë: Trubin, Bruno, Romero, Burn, Dimarco, Tillman, Mac Allister, Schjelderup,Yamal, Hogh, Joao Pedro./IndeksOnline