75 Mall Live Search
20:36 / E Enjte, 29 Janar 2026 / Z S

Dega e Ferizajit në mbështetje të Abdixhikut

Dega e Ferizajit ka dal në mbështetje të Lumir Abdixhikut disa ditë para mbledhjes së Kuvendit që mbahet këtë të shtunë me 31 janar.

Kjo është bërë e ditur nga Visar Azemi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Azemi thotë se rruga për ta rikthyer LDK-në si forcë udhëheqëse në Kosovë nuk është dhe nuk do të jetë pa pengesa, prandaj nuk duhet të vihet në pikëpyetje sa herë që ka sfida në rrugëtim.

Postimi i plotë:

LDK ka hyrë në një fazë të domosdoshme konsolidimi dhe ringritjeje, proces që kërkon durim, disiplinë organizative dhe unitet rreth institucioneve të partisë. Në këtë rrugëtim, puna dhe angazhimi i Kryetarit Abdixhiku për forcimin e organizimit, rritjen e standardit politik dhe rikthimin e besimit qytetar janë një orientim i qartë për të gjithë ne. Besimi nuk ndërtohet me lëkundje të përditshme, por me qëndrueshmëri, punë të matshme dhe përgjegjësi.

Rruga për ta rikthyer LDK-në si forcë udhëheqëse në Kosovë nuk është dhe nuk do të jetë pa pengesa, prandaj nuk duhet të vihet në pikëpyetje sa herë që ka sfida në rrugëtim. Sot, në takimin e kryesisë së Degës në Ferizaj, vlerësuam dhe e mbështetëm qasjen e Kryetarit Abdixhiku për ta mbajtur partinë të fokusuar te qytetari dhe te alternativa që po ndërtohet, duke i trajtuar debatet e brendshme me maturi dhe në forumet e duhura.

Ne, dega e Ferizajit, do të vazhdojmë të kontribuojmë me organizim, mobilizim dhe punë në terren, në frymën e unitetit dhe të përgjegjësisë politike, që kjo rrugë të përkthehet në rezultate dhe besim të ri për LDK-në.