75 Mall Live Search
20:59 / E Enjte, 29 Janar 2026 / Gj Sh

E pazakontë, kampionet e Kosovës emërojnë kapitene një 16 vjeçare

Një detaj i pazakontë ka ndodhur në hendbollin kosovar.

Skuadra kampione, KHF Istogu, ka emëruar si kapitene, 16-vjeçaren Elsa Shala, shkruan IndeksOnline.

”Kampionia e shumëfishtë e Kosovës, Istogu, ka emëruar kapitenen e re që do t’i prijë skuadrës në sfidat e radhës. Një nga pozitat më të rëndësishme në skuadrën e trofeshme kosovare i është besuar hendbollistes së talentuar, 16-vjeçares Elsa Shala.”, thuhet në njoftim.

Elsa Shala është gjithashtu kapitene e Kombëtares së Kosovës U17. Ajo e udhëhoqi kombëtaren si kapitene në dy turne të rëndësishëm gjatë vitit që lamë pas: Kampionatin Evropian U17, Divizioni B, si dhe në IHF Trophy European Zone, ku Kosova fitoi medaljen e bronztë.

Emërimi i saj kapitene e Istogut konfirmon talentin, lidershipin dhe besimin e madh që klubi dhe hendbolli kosovar kanë në të ardhmen e saj.