75 Mall Live Search
21:26 / E Enjte, 29 Janar 2026 / Gj Sh

Nesët shorti i Champions League, Real Madrid mund të përballet me Benfican

Benfica dhe Real Madrid zhvilluan mbrëmë një nga ndeshjet më dramatike të këtij sezoni në Champions League.

Skuadra portugeze fitoi me rezultat 4-2, dhe siguroi kualifikimin në play-off, me një gol të shënuar nga portieri Anatoliy Trubin në sekondat e fundit, shkruan IndeksOnline.

Të premten hidhet shorti i 1/6 së finales ku mund të ndodh që Real Madrid dhe Benfica të përballen përseri mes veti.

Sipas renditjes, skuadrat që përfunduan fazën e ligës në vendin e 9-të dhe 10-të, do të përballen me ato që përfunduan në pozitat 23-të dhe 24-të.

Pra kësisoj, Real Madridi apo Interi mund të përmballen me Bodo/Glimt dhe Benfican.

Më posht mund ti shikoni përballjet e mundshme të 1/16 së finales në Champions League, ku nesër hidhet shorti dhe mësohen të gjitha ndeshjet./IndeksOnline/