75 Mall Live Search
08:03 / E Premte, 30 Janar 2026 / Z S

Mblidhet sot Kuvendi Komunal i Zubin Potokut, në rend dite edhe miratimi i largimit nga Asociacioni i Komunave

Seanca e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut për këtë vit do të mbahet sotnë mesditë.

E ku në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Kjo komunë dhe ato të tjerat në veri u bënë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës në kohën kur në krye të tyre qeverisën kryetarët shqiptarë.

Gjithsesi në njoftimin e komunës thuhet se rendi i ditës i seancës në fjalë, përfshin miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa, formimin e Komitetit për Komunitete, si dhe shqyrtimin dhe miratimin e Vendimit për largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Pika e fundit në rendin e ditës është “të ndryshme”./Indeksonline/