Ky është i arrestuari nga Istogu që u kap në një motel me një të mitur
Një rast i rëndë ka ndodhur në Istog.
Burime të Indeksonlinet mësojnë se është arrestuar një 54-vjeçar pasi që ai dyshohet se është kapur në një motel me një vajzë të moshës së mitur (12- vjeçare).
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Tom Prekaj nga Gurrakoci. Rasti mësohet se ka ndodhur në një motel në fshatin Dubravë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

