”Jam penduar”, Olsi Bylyku flet për Egli Takon
Aktori i humorit, Olsi Bylyku i është “rikthyer” historisë me Egli Takon dhe ka folur për një nga pendesat lidhur me këtë lidhje që përfundoi pas disa vjetësh.
Ai ka treguar se ka modifikuar një tatuazh të realizuar vite më parë. Bëhet fjalë për një tatuazh me gjysmë hëne dhe gjysmë dielli, i cili në atë kohë kishte një domethënie sentimentale. Megjithatë, Olsi ka vendosur ta ndryshojë, duke pranuar se është penduar për të.
“Jam penduar për një tatuazh që kam pasur me ish-partneren, e kam ndryshuar. Ka qenë një gjysmë hëne dhe gjysmë dielli. Kam bërë një maskë të aktrimit”, u shpreh Olsi për “Mirëmbrëma Yje”.
Kujtojmë që edhe vetë Egli e ka komentuar më herët këtë tatuazh, duke thënë:
“Kam një tatuazh këtu poshtë (te këmba) që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është single tattoo prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën”.
Olsi dhe Egli kanë qenë për disa vjet në një lidhje dashurie, e cila përfundoi dy vjet më parë. Aktualisht, Olsi është i lumtur në krah të partneres së tij të re, Denada Lura.

