Mësuesit gjermanë si kosovarët, futën në grevë duke kërkuar 300 euro rritje page
Rreth 12 mijë mësimdhënësit gjermanë “kopjuan” kolegët e tyre kosovarë, të enjten, duke hyrë në grevë, për të kërkuar një rritje të ndjeshme të pagave.
Mësues të shkollave, ligjërues universitarë dhe punonjës të tjerë të sektorit të arsimit dolën në rrugë në pesë qytete të mëdha, përfshirë Berlinin, bëri të ditur sindikata e mësuesve GEW, raporton DPA, përcjell Kosovapress-i.
Sipas GEW-së, rreth 3.500 punonjës protestuan në Berlin, ndërsa 3.000 të tjerë dolën në rrugë në Leipzig dhe 2.500 demonstruan në Hamburg.
Sindikatat po kërkojnë një rritje page prej 7% që i bie 300 euro në muaj.
Pritet që grevat të vazhdojnë deri në raundin e tretë të negociatave për pagat, i cili është planifikuar të mbahet nga 11 deri më 13 shkurt.

