Arsenali ka gjasa të bëhet skuadra “më e keqe” që ka fituar ndonjëherë Premierligën
2026 mund të jetë viti ku Arsenali më në fund ngreh titullin e Premierligës.
“Topçinjtë”, po kryesojnë në tabelë dhe gjërat deri më tani po shkojnë në favor të tyre.
Mirëpo Arsenali sa i përket statistikave lë shumë për të dëshiruar, me sulmuesit që po përjetojnë kriza në formë.
Nëse i mbledhim përqindjet e golave të sulmuesve, sipas një studimi të Sky Sports , rezultati përfundimtar është një 1 nga 73, gjë që ka ndezur kambanat e alarmit në “Emirates”.
Trossard dhe Gyokeres, shënuan nga 5 gola, me Merinon, Sakan, Rice dhe Ezen që shënuan 4 gola, Zubimendi dhe Gabriel me nga 3, Timber me 2 gola dhe Calafiori, Odegaard, Gabriel Jesus dhe Martinelli që shënuan nga 1.
Përtej skenarëve hipotetikë të futbollit qëndron një realitet i zymtë. Sipas Sky Sports, Arsenali ka përqindjen e tretë më të keqe të golave të shënuar nga sulmuesit e tij në Premierligë, në 16 nga 42 (38%)./IndeksOnline/

