Livakoviq rikthehet te Dinamo, arrin për vizitat mjekësore
Dominik Livakoviq do të bëjë rikthimin e tij te Dinamo Zagrebi.
Kroati, u kthye tek ish-skuadra e tij pas një aventure të dështuar me Gironën në La Liga.
Livakoviq do të jetë i huazuar deri në fund të këtij sezoni, me lojtarin i cili tashmë ka arritur në Zagreb, ku po përfundon vizitat mjekësore.
Ai ka pasur suksese të mëdha me Dinamon, ku kishte fituar 7 tituj, 2 kupa të Kroacisë si dhe Superkupën./IndeksOnline/

