Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Gjatë këtij takimi, ambasadori Schnetzer e uroi kryeministrin Kurti për fitore bindëse në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar rëndësinë e rezultateve të procesit demokratik.
Diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, përfshirë proceset e formimit të qeverisë së re, si dhe çështje të rëndësishme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Austrisë me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.
Kryeministri theksoi planet për investimet infrastrukturore në mandatin e ri, synimin e palëkundur të Qeverisë për anëtarësim në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe siguri.


