Emir Sahiti trasferohet te skuadra izraelite
Emir Sahiti është bërë me skuadër të re.
Futbollisti kosovar ka nënshkruar me skuadrën izraelite, Maccabi Tel Aviv, shkruan IndeksOnline.
27-vjeçari u bashkua me gjigantin izraelit, pasi Maccabi arriti marrëveshje me skuadrën e Hamburgut, për huazimin e tij deri në fund të sezonit 25/26, me një opsion blerjeje.
“Jam i lumtur dhe i emocionuar që do t’i bashkohem Maccabi Tel Aviv, një klub me një histori të pasur, tifozë të përkushtuar dhe ambicie të qarta. Që nga bisedat e para, ndjeva vizionin e klubit dhe e dija se ky ishte hapi i duhur për mua. Arrij i uritur, i motivuar dhe i gatshëm të jap gjithçka për këtë ikonë, për të ndihmuar ekipin të fitojë tituj dhe t’u sjellë krenari tifozëve tanë. Mezi pres të ndiej atmosferën në stadiumin Bloomfield.”, tha Sahiti për faqen e klubit./IndeksOnline/

