Shtime: Policia arreston të dyshuarin për parkim ilegal në trotuar
Sot rreth orës 16:20, Policia ka pranuar ankesa nga qytetarët se disa automjete ishin parkuar në mënyrë të parregullt në trotuar, pranë Shkollës Fillore Profesionale në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime.
Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se gjatë veprimeve policore, një person nuk i ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë.
Veseli njoftoj se personi në fjalë është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme ligjore. Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
“Ju njoftojmë se sot, më datë 30.01.2026, rreth orës 16:20, kemi pranuar ankesa se pranë Shkollës Fillore Profesionale, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, kishte automjete të parkuara në trotuar. Me këtë rast është caktuar patrulla policore, e cila ka dalë në lokacion për të rregulluar komunikacionin. Gjatë veprimeve policore, një person nuk i ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë, andaj patrulla e ka arrestuar personin dhe e ka shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme”, ka thënë Veseli./IndeksOnline/

