75 Mall Live Search
11:50 / E Shtunë, 31 Janar 2026 / B XH

Pas rinumërimit ju shtuan votat, reagon Mefail Bajqinovci

KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Pas këtij vendimi ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se pas rinumërimit dhe përfundimit zyrtar të procesit zgjedhor nga KQZ-ja, i janë shtuar 164 vota, raporton IndeksOnline.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,
Pas rinumërimit dhe përfundimit zyrtar të procesit zgjedhor nga KQZ-ja, më janë shtuar 164 vota. Nga 41.421 vota sa kisha fillimisht gjatë numërimit, pas rinumërimit numri i përgjithshëm i votave ka arritur në 41.585.
Ju falënderoj nga zemra për besimin dhe përkrahjen tuaj. Çdo votë për mua është përgjegjësi, obligim dhe motivim për të punuar edhe më shumë në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës sonë.
Me respekt dhe mirënjohje,
Mefail Bajqinovci