Kuvendi i LDK-së hyn në orën e katërt, në pikëpyetje lidershipi pas dorëheqjes së Abdixhikut
Janë bërë katër orë që nga fillimi i mbledhjes së Kuvendit të LDK-së.
Lumir Abdixhiku ka dorëzuar dorëheqjen para delegatëve.
Aktualisht, pika e radhës në rendin e ditës është formimi i komisionit dhe vendimmarrja për votim të fshehtë apo të hapur, e cila pritet të përcaktojë të ardhmen e lidershipit të LDK-së.
Votimi i fshehtë po kërkohet nga disa delegatë të partisë./Indeksonline/

