Zyrtare: Delegatët nuk ia pranojnë dorëheqjen, Abdixhiku vazhdon drejtimin e LDK-së
Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Në Kuvendin e LDK-së, ku të pranishëm ishin qindra delegatë të partisë, dorëheqja e Abdixhikut u refuzua nga pjesa dërrmuese, shkruan IndeksOnline.
164 delegatë kanë qenë kundër shkarkimit të Abdixhikut, ndërkaq 136 të tjerë kanë qenë “pro” shkarkimit të tij.
Kreu i LDK-së ofroi dorëheqjen e tij pas rezultatit jo të kënaqshëm të zgjedhjeve qendrore./IndeksOnline/

